Kane hyn në histori të Anglisë
Harry Kane ka hyrë në histori të Kombëtares së Anglisë.
Ai me golin e shënuar sonte ndaj Italisë në kualifikimiet për Kampionatin Evropian, është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Angli, shkruan IndeksOnline.
Ky ishte goli i 54 për Kane me fanellën e ”Tre Luanëve” duke e lënë prapa ish-sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney, i cili ka 53 gola./IndeksOnline/