16:33 / E Diele, 15 Gusht 2021 / A. A

Kane mungon kundër Manchester Cityt, ja pse nuk është ftuar

Derbi i javës së parë në Premier League zhvillohet sot nga ora 17:30 mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt.

Sulmuesi Harry Kane nuk është ftuar për këtë ndeshje nga trajneri Nuno Espirito Santo, ngase nuk ishte i gatshëm 100%.

Kane ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm të Manchester City.

Këta të fundit kanë bërë ofertë zyrtare por kryetari Daniel Levy nuk ka qenë i kënaqur.

Kane, madje kishte munguar disa ditë në stërvitje me Tottenhamin.

Këto janë formacionet zyrtare: