Kanos një femër me mjet të prehtë, arrestohet i dyshuari
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, pasi i njëjti me datën 28 prill në rrugën “28 Nëntori” ka kanosur viktimën femër.
Sipas njoftimi të policisë ai kishte kanosur viktimën me një mjet të mprehtë.
Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.