08:41 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kante rikthehet në Angli, vazhdon mjekimin e gjurit

Frank Lampard po përballet me një tjetër problem me lëndimet në turneun parasezonal.

Bosi i Chelseat kishte shpresuar se N’Golo Kante mund të luaj kundër Barcelonës.

Francezi ka dëmtuar gjunjët në fitoren në kuadër të Europa Ligës ndaj Arsenalit.

NGolo Kante është dërguar në shtëpi nga turneu i Chelsea në Japoni pas një dëmtimi shqetësues.

Kante do të kthehet në Londër për të vazhduar rehabilitimin në dëmtimin e gjurit që pësoi në finalen e Europa League në fund të sezonit të kaluar, transmeton Indeksonline.

Frank Lampard e solli atë në turne me shpresën se mund të luante një pjesë në një miqësore kundër Barcelonës të martën.

Kante u trajnua me ekipin e parë javën e kaluar, por nuk ishte pjesë e sesionit të dielën./Indeksonline/