20:00 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / AR

Kanye West akuzon Kim për tradhëti

Kanye West ka deklaruar se dikur “kapi” ish-gruan e tij, Kim Kardashian, me lojtarin e NBA Chris Paul.

Reperi,shkroi se donte të “thente një dritare të fundit” përpara se të largohej nga Twitter.“Para se të dal nga këtu, e kam kapur këtë djalë me Kim”, pohoi fituesi i Grammy. “Natën e mirë.”

Tweet-i i West përfshinte një foto të Paul, i cili është i martuar me Jada Crawley që nga viti 2011. Dyshja kanë djalin Christopher, 13 vjeç dhe vajzën Camryn, 10 vjeç. Kardashian, nga ana e saj, u martua me West në 2014 dhe paraqiti kërkesë për divorc nga reperi në shkurt 2021. Por, burime pranë Kim thanë se akuza “nuk është e vërtetë”.

Insajderët akuzuan Westin se “sulmoi Kim-in për të ridrejtuar vëmendjen e të gjithëve pas një dite me veprime të çmendura, ku ai ka thënë çdo gjë të urryer dhe ofenduese që mund të ëndërrojë”, duke shtuar, “Ajo dëshiron të lihet e qetë në mënyrë që të fokusohet tek fëmijët e tyre.”

Para pezullimit të tij në Twitter, reperi “Stronger” gjithashtu ndau mbështetjen e tij për Balenciaga në mes të skandalit të shtëpisë së modës mbi një fushatë me fëmijë. Elon Musk, i cili bleu platformën në prill, konfirmoi ndalimin e West nga aplikacioni, duke shkruar; “Unë u përpoqa më së miri. Pavarësisht kësaj, ai përsëri shkeli rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës.”