16:08 / E Diele, 14 Gusht 2022 / AR

Kanye West me të dashur të re?

Kanye West është rikthyer sërish dhe këtë herë, me të reja!

Thuhet vërdallë se artisti po shijon një romancë të bukur me Monica Corgan dhe në fakt, Kanye po bën gjithçka për të mbajtur distancë nga paparacët. Hmm, mos ka diçka për të fshehur?

I veshur me një hoodie Balenciaga, i gjithi me të zeza, duke ekspozuar vetëm pak hundën dhe një sy (po, po, tek sy), Kanye po vizitonte ecurinë e punimeve në shtëpinë e tij të re në Malibu, së bashku me Corgan.

Në fakt, thashethemet nisën kur West dhe Corgan u fotografuan në kinema, duke parë “Top Gun: Maverick”, disa ditë përpara se Kanye të ndahej nga Chaney Jones (të paktën publikisht).

Dyshja ende nuk e ka bërë zyrtare lidhjen, domethënë, Kanye nuk i ka dhuruar një çantë Birkin, sepse kjo është gjuha e dashurisë së tij: të të dhurojë një Birkin!

Dhe, nëse po pyesni veten kush është kjo goca që mund të jetë e dashura e re e Kanye-t, jua tregojmë ne pak nga karriera e saj: Monica Corgan ka lindur më 11 nëntor (Akreeeeep), është 23 vjeç dhe është një figurë e njohur në botën e rrjeteve sociale, është ambasadore markash dhe ka punuar me disa dizajnerë mode të fashmëm (me shumë mundësi kështu është njohur me Kanye).

Dhe, ja si duket: