08:51 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kaos në trafikun urban të Prishtinës, dy linja pezullojnë qarkullimin

Përveç linjës 3A, edhe linja 5 ka pezulluar qarkullimin ditën e sotme me arsyetimin se Komuna e Prishtinës po i dëmton me futjen e disa autobusëve në Trafikun Urban.

Në imazhet e dërguara në redaksinë e “Indeksonline”, shohim se edhe autobusët e linjës 5 janë rreshtuar në rrugën B dhe nuk po qarkullojnë.

Linjat 3A dhe 5 a po kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të përfillë kërkesat e tyre dhe tu gjejë sa më shpejt një zgjidhje.

Rikujtojmë që ditën e djeshme kryeqytetit i janë shtuar edhe 21 autobusë të rinj, por pakënaqësi kanë pasur edhe drejtuesit e linjës 7, të cilët janë shprehur kundër qarkullimit të tyre në lagjen “Kalabria”./Indeksonline/