23:15 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kaos te Argjentina, Sampaoli rrezikon seriozisht shkarkimin

Trajneri i “La Selecion”, Jorge Sampaoli është përfshirë në një skandal seksual dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i kombëtares.

Teksa Argjentina pretendon që të jetë ajo që do të ngrejë edhe Kupën e Botës në finalen e 15 korrikut, vetëm pak ditë para startit të Botërorit Rusi 2018 një “tërmet” i vërtetë po ndodh në kampin e amerikano latinëve.

Gjithçka është zbuluar në një emision radiofonik nga gazetari Gabriel Anejo, i cili ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit, shkruan “La Repubblica”.

Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është këshilluar të mos flasë para Kupës së Botës, ndërsa mendohet se edhe është paguar për të heshtur. Një histori e çuditshme, sepse në media flitet për skandal, por ka edhe dyshime, pasi gazetari që akuzon nuk i ka për herë të parë histori të tilla bombastike dhe më parë ka akuzuar edhe Lavezzin se pi hashash. Ndërkohë Presidenti i AFA-s, Claudio Fabian po shqyrton seriozisht mundësinë për të shkarkuar Sampaolin përpara fillimit të Kupës së Botës dhe për ta zëvendësuar atë me një trajner të ri.

Temat: