10:14 / E Martë, 11 Tetor 2022 / B O

Kaos te skuadra e Superligës, flet presidenti: S’ka pasiguri, keni durim!

Ferizaji po përballet me situatë të palakmuar që nga ndeshja e fundit në Superligë. Dorëheqja e trajnerit Morina dhe disa zyrtarëve të lartë ka shtyrë presidentin e klubit, Lulzim Abazi që të reagojë publikisht.

Ai ka kërkuar durim duke thënë se nuk ka pasiguri në skuadër.

“Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, i drejtohet tifozëve të FC Ferizajt rreth zhvillime në klub,
“Sa i përket situatës së krijuar, unë e garantoj secilin tifoz që nuk ka vend për panik dhe pasiguri për të ardhmen e klubit tonë.
Po punojmë dhe jemi në bisedime me disa trajner sa i përket udhëheqjes së stolit të FC Ferizaj.
Shumë shpejt do të zëvendësojmë pozitat e lira në klub, me emra të dëshmuar në futboll. Vetëm duhet të kemi durim sepse rruga e suksesit nuk është e lehtë” thuhet në reagimin e Abazit./Indeksonline/