Kaos total në fluturimin për në Vjenë, breshri e dëmton aeroplanin
Të dielën, një breshër i fortë dëmtoi një aeroplan të Austrian Airlines që po fluturonte nga Palma de Mallorca për në Vjenë. Pjesa e përparme e avionit është dëmtuar nga sasia e madhe e breshrit.
Për fat të mirë, pilotët u ulën me sukses dhe nuk pati të lënduar, shkruan Indeksonline.
Aeroplani u përplas me një stuhi jo shumë larg Vjenës, e cila nuk ishte e dukshme në radarët e motit, sipas pilotëve.
Breshri ka dëmtuar dy xhamat e përparmë në kabinë, hundën e avionit dhe disa kapakë./Indeksonline/