23:31 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kapen 1332 kilogramë marihuanë në Ulqin (Video)

Në Mal të Zi sot janë kapur 1332 kilogramë marihuanë. Droga është gjetur nga disa peshkatarë të Ulqinit, ndërsa i është dorëzuar MUP-it malazez.

Droga është gjetur e paketuar në 62 pako, shkruan Indeksonline.

Dyshohet se droga ka rënë nga anijet gjatë transportit pasi që peshkatarët e kanë gjetur atë në ujë.

Disa persona janë inervistuar pëtë këtë rast, ndërsa nuk ka ende të arrestuar./Indeksonline/