13:28 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kapen 23 kilogramë marihuanë, brenda specave turshi, në autobusin nga Kosova

Dogana e Hungarisë e ka kapur një sasi prej 23 kilogramësh marihuanë të fshehur brenda specave turshi në një autobus nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur dogana e këtij vendi.

Bimët narkotike, doganierët ia dorëzuan policisë së bashku me një raport.

Në autobusin nga Kosova ndodheshin dy shoferë dhe 24 pasagjerë.

Nuk dihet nëse janë ndalur që të gjithë apo jo?!

Poshtë mund të shihni aksionin e Doganës hungareze: