11:07 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Kapen 5 kg marihuanë në pikën kufitare ë Vërmicë (Foto)

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Vermicë, ka ndaluar një automjet të llojit Golf V ngjyrë e zezë me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas kosovar.

“Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontrolli i përbashkët me Policinë e Kosovës ku automjeti është selektuar për kontroll të vijës se dytë. Gjatë kontrollit të automjetit ne ulëset e pasme është hasur ne dy çanta ku janë gjetur pesë (5) qese të dyshuara me substancë narkotike marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dogana thotë se gjate kontrollit detal janë përdorur edhe pajisjet e dhuruara nga EXBS (Fibroskopi, Busteri) ku pas përfundimit është përcaktuar pesha e kësaj substance narkotike që është diku rreth 5.335 kg.

Rastin më tutje ka vazhduar tek Policia e Kosovës të cilës edhe iu është dorëzuar substanca e dyshuar.