10:00 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / B O

Kapen 950 kg kokainë në një avion, pamje nga operacioni i Policisë

Një sasi prej 950 kg kokainë janë kapur në një avion të vogël në Guatemala.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në pjesën jugore të vendit dhe avioni në të cilin ndodhej droga është lokalizuar përmes përgjimeve nga autoritetet.

Avioni është kapur ndërsa ishte ulur në një pistë pranë një plazhi rreth 150 km në Tiquisate.

Në operacion morën pjesë dhe ushtarët e Guatemalës, pesë prej të cilëve u plagosën pas një konflikti me persona të paidentifikuar.

Përveç kokainës u konfiskuan dhe tre varka, pesë pushkë dhe municione.