15:59 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Kapen armë të ndryshme në Klinë

Mbrëmë në Klinë, përderisa patrulla e Policisë së Kosovës ishte duke zhvilluar një plan operativ, ka pranuar një informacion se një person në një lokal posedon armë. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga policia në atë lokacion dhe të personi i dyshuar gjatë kontrollimit është gjetur arma-pistoletë e tipit  ‘Zastava 7.65mm’, prodhim Jugosllav, 1- karikator dhe 6- copë fishek të njëjtit kalibër. Personi i dyshuar E.I. (1994), është arrestuar, dhe me urdhër te prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme.

Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën me shkrim, të lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë – dega Klinë, njësiti i hetimeve në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë si dhe në përkrahje edhe nga njësitë relevante, sot ka kryer bastisjen e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse te dy vëllezërve A.I. dhe A.I. në fshatin Shtupel-Klinë.

Gjatë bastisjes, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:

Një pushkë automatike AK-47, prodhim Jugosllav, dhe 4 karikator te AK-47

Një pushkë automatike 20-she, prodhim i Shqipërisë me 1 karikator

Një pushkë automatike ‘sharc’, prodhim Kinez, 1 karikator me 22 fishek kal. 7.62x25mm

Një pistoletë Zastava M-57, prodhim Jugosllav, 1 karikator me 6 fishek kal. 7.62x25mm

Tre fishek te kal. 16 GA

 Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ndaj të dyshuarit ka udhëzuar që të hapet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve” dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar ne procedure te rregullt./Indeksonline/