14:56 / E Enjte, 20 Janar 2022 / B O

Kapen dy hajnat e shumëkërkuar në Pejë, emrat e tyre

Indeksonline ka raportuar vazhdimisht kohëve të fundit për rritjen e numrit të vjedhjeve në qytetin e Pejës.

Dy të dyshuar të moshës rinore ishin cak i Policisë për kryerjen e këtyre vjedhjeve ngase kishte dyshime të bazuara se ata qëndronin prapa shumë vjedhjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuarit janë, F.Dreshaj dhe T.Shala.

Prokurori ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh për dy të arrestuarit./Indeksonline/