14:21 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kapen hajnat e shtëpive, bënin foto me pasurinë e grabitur

Anëtarët e një bande grabitësish bënin foto në rrjete shoqërore me paratë që kishin grabitur më shumë se 400 banesa nëpër Britani.

Një prej tyre është Florina Spiru, e cila kryente procesin e pastrimit të parave. Ajo ka postuar foto ku i gjithë shtrati është mbuluar me kartëmonedha.

Spiru bënte foto edhe me bashkëshortin e saj, Zaharia, të mbuluar me stoli floriri dhe BMW të shtrenjta.

Kriminelët e ardhur nga Rumania janë kapur nga kamerat e sigurisë, duke përdorur çarçafë për të zbritur nga dritaret e shtëpive.

Grupi i organizuar është arrestuar dhe banesat e tyre  pas kontrollit janë konsideruar nga policët si “Shpella e Aladinit”, plot me sende të vlefshme e stoli që i kishin vjedhur./tch