10:04 / E Hënë, 18 Janar 2021 / k.v

Kapen hajnat e telefonave në Podujevë

Janë arrestuar dy të dyshuar në Podujevë, pasi që ata të dielën në orët e hershme të mëngjesit, në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1 950 eurove, transmeton IndeksOnline.

Te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një telefon “Samsung” që dyshohet se është vjedhur në mobishop.

Në konsultim me prokurorin e rastit dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë edhe një kontroll –bastisjeje, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/