12:06 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Kapen me 47 kg marihuanë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, në asistencë edhe të: Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë – K9 dhe Krim Teknikës, pas një  hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, me datë 03.01.2018 rreth orës 13:50 ka realizuar një kontroll në dy lokacione ku dyshoje se ka lëndë narkotike. Kontrolli policor realizohet në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe në Matiqan-Prishtinë.

Në këto lokacione është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale sasia prej:  47 kg e 115 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura.

Gjatë operacionit policor  janë arrestuar gjashtë të dyshuar:

  • J.M   viti i lindjes 1945, mashkull, kosovar, shqiptar;
  • B.B   viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar, shqiptar;
  • A.L   viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar, shqiptar;
  • I.B    viti i lindjes 1980, mashkull, kosovar, shqiptar;
  • B.F   viti i lindjes 1978, mashkull, kosovar, shqiptar dhe
  • F.S   viti i lindjes 1985, mashkull, kosovar, shqiptar.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në Qendrën e Mbajtjes.