75 Mall Live Search
13:55 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kapen nga policia greke me heroinë, prangosen dy shqiptarë në Athinë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u është gjetur 18.3 kg heroinë.

Aksioni u ndërmor në Drapetsona, në Athinë. Mësohet se sasia e drogës u sekuestrua në banesë, në të cilën u gjetën 95,8 gr kokainë, 64 kg substancë në trajte pluhuri që përdoret si përzierës i heroinës. Po ashtu shqiptarëve, 37 dhe 48 vjeç, iu sekuestruan edhe 540 euro si dhe 5 celulare.

Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen dhe identifikimin e plotë të rrjetit kriminal.

 

Temat: