Kapet anija me 4 ton kokainë në ishullin spanjoll, 10 persona të arrestuar
Një anije me një ngarkesë prej 4 ton kokainë u kap nga autoritetet 130 milje në veri-lindje të Lanzarote (Ishujt Kanarie) të Spanjës. Kështu kanë bërë të ditur agjencitë kryesore të shtypit iberik.
Në pranga ranë 10 persona, kapiteni i anijes dhe disa marinarë nga ekuipazhi. Anija e përgjuar mban flamurin e Tanzanisë, ndërsa mes të arrestuarve janë 7 shtetas turq, dy nga Azerbajxhani dhe një holandez.
Autoritetet spanjolle dhe franceze morën pjesë në operacion. Anija ishte nisur nga Turqia, lundroi përmes Mesdheut, më pas në Sierra Leone dhe Guinea Bissau dhe u drejtua drejt Gadishullit Iberik.
Lënda narkotike u gjet në një ndarje midis vendburimeve të anijes së mallrave me akses shumë të vështirë dhe jashtë korridoreve kryesore të saj, gjë që fillimisht e vështirësoi gjetjen.