09:31 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kapet drogë në Prizren, dy persona të arrestuar

Në dy raste të ndara, njësitet policore në Prizren kanë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike, transmeton Indeksonline.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” ku është arrestuar një i dyshuar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 4.79 gramë marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Beteja e Llapushnikut”, ku është arrestuar një i dyshuar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 0.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Të dy rastet mbeten ende nën hetime./Indeksonline/