21:50 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kapet grupi shqiptar, 60 kg drogë drejt Maqedonisë

​Policia kufitare perëndimore në Maqedoni ka sekuestruar ditën e sotme rreth 60 kg lëndë narkotike.

Lënda narkotike është e tipit marihuanë dhe sipas informacioneve është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.

Një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohe që vazhdon ndjekja për disa prej tyre. Operacioni është në vijim e sipër nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim, shkruan alsat.

Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk zbulohen emrat e trafikantëve. E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria.