19:36 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kapet i dyshuari që goditi për vdekje 65 vjeçarin në Hajvali

I dyshuari që goditi për vdekje me veturë, këmbësorin 65 vjeçar në Hajvali, është kapur nga autoritetet e vendit.

Klan Kosova mëson se i njëjti është duke u intervistuar nga policia ndërsa raportohet se janë në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër, që ka të bëjë me këtë rast.

Në mbrëmjen e së hënës humbi jetën një 65 vjeçar në Hajvali. Vdekja e tij erdhi si pasojë e goditjes nga një veturë, ngasësi i së cilit automjetit u largua nga vendi i ngjarje.