09:27 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kapet kokainë e marihuanë në Prishtinë

Në dy raste të ndara, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë gjetur dhe konfiskuar drogë të llojit kokainë e mariuhanë.

Sipas policisë rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” ku gjatë kontrollit të i dyshuari mashkull është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Indeksonline.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë ku është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 40 gramë substance narkotike e llojit kokaine dhe 19.8 gram substance narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/