14:20 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Kapet komandanti i ISIS-it, i cili e kishte djegur të gjallë pilotin e rrezuar jordanez (Video)

Sadam al-Jamal u kap në 9 maj së bashku me tre komandantë të tjerë, tre vjet pas vrasjes së pilotit jordanez 26-vjeçarit Muath al-Kasasbeh, ekzekutimi i të cilit tronditi botën pasi u dogj i gjallë në një kafaz.

Udhëheqësi i ISIS pas një ekzekutimi brutal të pilotit jordanez, më në fund është kapur në Irak. Sadam al-Jamal u kap nga forcat irakiane më 9 maj, së bashku me tre komandantë të tjerë, shkrun The Guardian, transmeton Indeksonline.

Shërbimet e sigurimit jordanez besojnë se ai ka organizuar vrasjen e pilotit Muath al-Kasasbeh në 2015.

26-vjeçari ishte një pilot i Forcave Ajrore Mbretërore të Jordanisë, i cili u rrëzua në Raqqa, Siri, në dhjetor vitin e kaluar.

ISIS publikoi një video në internet duke treguar se piloti ishte djegur gjallë në një kafaz. Pamjet tregojnë se një burrë që mbante një kostum të ngjyrë portokalli, u mbyt në flakë pasi militantët e i vendosen një kafaz. /Indeksonline/

Momenti i ekzekutimit të pilotit jordanez, duke u djegur brenda një kafazi