15:11 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kapet kosovari, i kërkuar ndërkombëtarisht

Edon Imziu, shtetas kosovar  i dyshuar për një vrasje në Helsingborg të Suedisë, i është dorëzuar drejtësisë suedeze falë bashkëpunimit të FAST Suedisë dhe FAST Kosovës, raporton Blic. 

Imziu i lindur me 3 dhjetor të 1995, i kishte ikur drejtësisë suedeze duke ardhë në Kosovë.

FAST Kosova është pjesë e ENFAST që nga tetori i vitit të kaluar dhe merret kryesisht me arrestimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, dhe që kërkohet bashkëpunimi ndërkombëtar.

Po ashtu lidhja e marrëveshjes së punës me EUROPOL, që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm do ta bëj edhe më të afërt bashkëpunimin  në mes shteteve Evropiane.