12:32 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

Kapet “mat” polici me municion për gjueti, dyshohet se ka kryer vepër penale

IPK është njoftuar sot pas mesnatës nga Policia e Kosovës lidhur me një rast ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtar policor.

Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Vërmicë gjatë kontrollit të një veture të cilën ishte duke vozitur një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) kanë gjetur municion për gjueti (1074 fishek të pushkës për gjueti).

Pas njoftimit nga policia, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas konsultave me prokurorin kujdestar është hapur rasti me dyshimin se nga zyrtari policor është kryer vepra penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Rasti do të hetohet në procedurë të rregullt kurse nga IPK është dhënë rekomandimi për suspendimin e zyrtarit të përfshirë në këtë rast.