12:02 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kapet nëndetësja me 165 milionë dollarë kokainë

Një nëndetëse me 6 tonë kokainë është gjendur nga rojat bregdetare të SHBA-së në oqeanin Paqësor.

Anëtarët e ekuipazhit të rojës bregdetare të Valiant kanë 4 kontrabandistë në Paqësorin Lindor gjatë operacionit të zhvilluar më 5 shtator, thanë zyrtarët.

Droga me vlerë 165 milionë dollarëshe kishte për synimin tregun e SHBA-së.

Video e publikuar vetëm së fundmi tregon nëndetësen të mbushur me kokainë të kapur nga rojat bregdetare.