Kapin kokën të gjithë, incident i rëndë në MotoGP
Një aksident i rëndë ka tronditur garën e Çmimit të Madh të Katalunjës në MotoGP, pasi piloti spanjoll Alex Marquez përfundoi jashtë piste gjatë zhvillimit të garës. Incidenti shkaktoi momente paniku dhe shqetësimi të madh te ekipet, tifozët dhe stafi mjekësor në pistë.
Menjëherë pas aksidentit, Márquez mori ndihmën e parë nga ekipet mjekësore dhe u transportua me urgjencë në spital për ekzaminime më të detajuara, shkruan Indeksonline
Sipas raportimeve fillestare, piloti spanjoll ka qenë i vetëdijshëm pas incidentit, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi natyrën e lëndimeve, ndërsa pritet një komunikatë nga ekipi i tij dhe organizatorët e MotoGP-së në orët në vijim. Incidenti solli tension dhe ndërprerje të përkohshme të garës, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen te rreziku i madh që mbart ky sport./Indeksonline/
📰 ✨ Alex MÁRQUEZ est indemne après sa chute. Pourtant, son équipe annonce des examens complémentaires. C'est crucial pour écarter toute séquelle à long terme. Verdict attendu. (source : presse) pic.twitter.com/zgSitj9sKC
— Le Média Politique (@LeMediaPolitiFR) May 17, 2026

