17:22 / E Hënë, 01 Janar 2024 / Gj. Sh

Kapiteni “Dardan” kërkon largimin nga Hamburger, Valon Zumberi sinjal klubeve që kanë nevojë për një mbrojtës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, Valon Zumberi pritet që gjatë afatit të janarit të largohet nga skuadra e Hamburger SV.

21-vjeçari pritet të largohet nga klubi që bën pjesë në Bundesliga 2 për shkak se minutazhit të pakët, shkruan IndeksOnline

Zumberi është në kërkim të një klubi të ri, por ende nuk ka vendosur se ku do të shkoj. Kontrata me ekipin e Hamburger skadon në qershor të këtij viti.

Klubet nga Bundesliga 2 mund të jenë opsion për futbollistin kosovar. Kujtojmë që vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 150 mijë euro./IndeksOnline/