Kapiteni i Anglisë pasi fitoi Kupën e Botës: Allahu ishte me ne
Kombëtarja e Anglisë në Cricket ka fituar Kupën e Botës pasi në finale mposhtën Zelandën e re.
Kapiteni i Anglisë, Eoin Morgan i cili është me prejardhje nga Irlanda është krenuar me shumëllojshmërinë e lojtarëve që ka në skuadër.
Ai ka thënë se në Kombëtare ka lojtar nga shtete të ndryshme dhe fe të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Morgan gjithashtu ka përmendur bisedën me shokun e tij mysliman, Adil Rashid.
“Ne e patëm Allahun me ne, i fola Adil Rashidit (cricketer mysliman i kombëtares angleze), ai tha se Allahu ishte patjetër me ne, thashë se kemi pasur rubinën e gjelbër, që në të vërtetë shoqëron ekipin tonë, jemi nga prejardhje dhe kultura mjaft të ndryshme të rritet në vende të ndryshme, për të gjetur humor në situatën që ishim në kohë, ishte mjaft i ftohtë“, tha Eoin Morgan për shtypin të dielën në Londër.
Anglia nuk është e njohur shumë për këtë sport edhe pse ka arritur katër herë në finale ka fituar vetëm një.
Australia mban rekordin me 5 kupa të fituara e ndjekur nga India me dy të fituara. /IndeksOnline/
“We had Allah with us as well.”
— Channel 4 News (@Channel4News) July 15, 2019
Captain Eoin Morgan talks about the “diverse backgrounds and cultures” that made up England and Wales' World Cup winning cricket team. pic.twitter.com/veswhDG4xY