08:12 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kapiteni i Arsenalit transferohet te ky klub në Francë

Qëndrimit 9 vjetor të Laurent Koscielnyt te Arsenali i ka ardhur fundi.

Kapiteni i ‘topqinjëve’ ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze Bordeaux.

Edicionin e kaluar Koscielny ishte ballafaquar me një lëndim të rëndë dhe pas rikthimit nuk arriti ta gjente veten në formacionin e Arsenalit.

Prej vitit 2010, 33 vjeçari ka luajtur 255 ndeshje me Arsenalin duke shënuar 22 gola. /Indeksonline/