75 Mall Live Search
10:19 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / L A

Kapiteni i kësaj skuadre të Premier League-s refuzoi të mbante shiritin me ngjyra të ylberit

Fundjavën që lamë pas Premier Leagues kishte filluar fushatën “Rainbow Laces” me synim integrimin e komunitetit LGBT.

Të gjithë kapitenët e skuadrave të Premier Leagues mbanin shiritin e ylberit, përveq kapitenit të Ipswichit, Sam Morsy.

Morsy, i cili është nga Egjipti refuzoi të mbante shiritin e ylberit në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit, për shkaqe fetare.

Dhe skuadra e tij, Ipswich Town doli me një reagim rreth kësaj, duke shprehur mbështetjen për këtë komunitet dhe se respektojnë vendimin e Morsyt.

“Klubi i futbollit Ipswich Town është i përkushtuar të jetë një klub plotësisht gjithëpërfshirës që i mirëpret të gjithë. Ne jemi krenarë që mbështesim fushatën “Rainboë Laces” të Premier Leagues dhe mbështesim komunitetin LGBTI+ në promovimin e barazisë dhe pranimit”, thotë një zëdhënës i klubit anglez./IndeksOnline/