Kapiteni i Partizanit: Shqiptarët na pritën si miq
Portieri i Partizanit, Vladimir Stojkovic në një konferencë për media para ndeshjes me Skënderbeun ka bërë thirrje për qetësi dhe mikpritje për futbollistët e skuadrës shqiptare.
Kapiteni Stojkovic ka përsëritur se në Shqipëri ata u pritën shumë mirë dhe se një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe për ta në Beograd.
“Mesazhi është i qartë: ne duhet të organizojmë mbi të gjitha një ndeshje sa më normale. Duhet të vlerësojmë se si shqiptarët silleshin ndaj nesh në ndeshjen që luajtëm dy javë më parë”, ka thënë Stojkovic para ndeshjes.
“Ne nuk kemi përjetuar asnjë moment të pakëndshëm në Shqipëri. Unë do t’u kërkoj të gjithë tifozëve të mbushin stadiumin dhe të mbështesin ekipin brenda normave. Nuk ka pse të na lëndoni, sepse Partizani është mbi të gjitha”, shtoi ai.
“Çdo mosbindje do të dënohet nga UEFA. Duhet të gëzohemi të gjithë bashkë për fitoren, por tifozët të jenë të përmbajtur. Nuk kanë punë me kundërshtarin. Jemi nën vëzhgim për këtë takim dhe rrezikojmë shumë”, përfundoi Stojkoviç.
Partizani dhe Skënderbeu luajnë sonte nga ora 19:00 në ndeshjen e fazës së grupeve të Europa Ligës. Ndeshja në Elbasan ka përfunduar në barazim pa gola dhe një fitore e skuadrës korçare do të rriste mundësitë për kualifikim. /IndeksOnline/