Kapiteni largohet nga Chelsea! (Foto)
Gary Cahill pritet që të largohet nga Chelsea gjatë afatit të verës.
Cahill do të largohet pasi trajneri i ri, Maurizio Sarri është duke e përgatitur një ekip të ri, shkruan IndeksOnline.
Madje, Sarri ka gjetur edhe zëvendësuesin e mbrojtësit anglez, që pritet të jetë Daniele Rugani. Italiani pritet të transferohet për 44 milionë funta.
Cahill u transferua në “Stamford Bridge” nga Bolton për 7 milionë funta në janar të 2012. Anglezi ka fituar dy herë Premierligën, një herë FA Cup, një herë Kupën e Ligës, një herë UEFA Champions League, dhe një herë UEFA Europa League.
Skuadra e tij e re ende nuk dihet, veçse ai me shumë gjasa do ta lë klubin nga Londra./IndeksOnline/
Cahill ready to quit Chelsea with Rugani incoming but Hazard and Courtois are main priority
✍ @sjstandardsporthttps://t.co/CXaixcuI8Z
— Standard Sport (@standardsport) July 17, 2018