09:13 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pensionohet Cahill (Foto)

Tim Cahill është pensionuar nga Kombëtarja e Australisë.

Futbollisti i Millwall, i ka dhënë fund aventurës te Kangurët, shkruan IndeksOnline.

Ai u pensionua menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, ku Australia ishte pjesëmarrëse por u eliminua qysh në fazën e grupeve.

38-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Australisë me 50 gola në 107 paraqitje.

Kujtojmë që Cahill ka luajtur për skuadra si; Everton, New York, Shanghai, Mebourne dhe Hangzhou./IndeksOnline/