17:15 / E Premte, 08 Tetor 2021 / OSH

Kaplohet nga zjarri stadiumi ku pritej të luanin Andorra dhe Anglia

Stadiumi Estadi Nacional (Andorra la Vella), në të cilin do të luhej ndeshja mes Anglisë dhe Andorrës është përfshirë nga flakët, transmeton Indeksonline.

Deri më tani nuk raportohet nëse ka të lënduar si pasojë e zjarrit, mirëpo ndeshja kualifikuese për botëror që ishte planifikuar të luhej nesër me fillim nga ora 20:45, tanimë është në pikëpytje.