17:53 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019

Kaq ka rënë niveli i ujit në Badovc dhe Batllavë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është matur niveli i ujit në të dy liqenet, Batllavës dhe Badovcit.

Niveli i ujit në Batllavë është 8.50  metra derisa në Badovc 8.8 metra

“Niveli i ujit në liqenin e Batllaves eshte 8.50 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 8.8 metra nën kuotën maksimale.Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është o domosdoshëm”, shkruan sot drejtori i KRU Prishtina, Ilir Avdullahu.