Kaq para pagoi komuna e Podujevës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit

Komuna e Podujevës ditë më parë ka finalizuar një tjetër tender me kontratë.
Këtë herë, komuna në fjalë ka kurorëzuar kontratën për “Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit dimëror 2020 (kontratë shtesë)”.
Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 15.750,00 shkruan Indeksonline.

Kohëzgjatja e kontratës është bërë për 3 muaj.
Tenderi në fjalë u është dhënë operatorëve NNT BINI SH.P.K.; Europa Partners SH.P.K.; N.N.T. A.B.C.
Sipas kontratës, operatorët ne fjalë janë të obliguar që të kujdesën për mirëmbajtjen e rrugëve në muajin shkurt, mars dhe prill. /Indeksonline/