14:00 / E Hënë, 29 Maj 2023 / AR

Kaq shpejt?! Taylor Swift ndërmori hapin serioz në lidhjen e re

Pas ndarjes nga një lidhje 10-vjeçare, Taylor duket se po i rikthehet “pishmaneve” të vjetra e po provon me personat që dikur kishte dalë. Madje, s’e ka aspak problem ta shohin në publik.

Ajo ka nisur një romancë me vokalistin e grupit 1975, Matty Healy dhe duket se gjërat po shkojnë për bukuri!

Aq sa, këngëtarja ka vendosur të nisë bashkëjetesën me partnerin e ri. Kështu bëjnë të ditur burime pranë çiftit.

“Ai dhe Taylor janë shumë të dashuruar dhe duan të kalojnë sa më tepër kohë bashkë”- kanë treguar burimet, duke konfirmuar dhe planet për bashkëjetesë.

Megjithëse s’e kanë konfirmuar lidhjen me gojën e tyre, ata janë parë shpesh së bashku në publik.