10:51 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kaq vite do t’i mbushte sot Ibrahim Rugova po të ishte gjallë

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova sot po të ishte gjallë do të mbushte 73-vjeç. Rugova ka lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë të komunës së Istogut.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë.

Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004. Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varrost me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës/Indeksonline/