09:28 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kaq vota morën kandidatët e LDK-së, në Pejë

Kandidatja për kryeministre e kësaj partie Vjosa Osmani ka marrë 12.671 vota nga qytetarët e Komunës së Pejës, ndërsa i dyti më i votuari ishte Kujtim Shala me 7537.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, duke mos përfshirë votat e diasporës dhe të atyre me kusht.

Në bazë të këtyre rezultateve Vetëvendosje do të udhëheqë shtetin, edhe pse me një diferencë jo shumë të madhe me Lidhjen Demokratike  të Ksoovës.

Por në Komunën e Pejës, LDK-ja arriti të merrte më shumë vota.

Ndërsa kandidatët më të votuar nga kjo parti në Pejë janë: Vjosa Osmani mori 12 mijë e 671 vota, Kujtim Shala 7 mijë e 373, Shkumbin Gashi 3 mijë e 948 vota,  Brahim Selimaj 2 mijë e 880 vota, Frashër Demaj 2 mijë e 513 vota,  Suzana Muriqi 2 mijë e 679 vota,  duke vazhduar kështu me kandidatët e tjerë, shkruan Indeksonline.

Ka edhe të tillë që në Pejë arritën të marrin vetëm  19 vota, apo 24 vota./Indeksonline/