13:20 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / A. M.

“Karabinierët e panë sulmin ndaj kameramanit, nuk reaguan” -Kryeredaktori i Insajderit jep detaje të rastit të sulmit në veri

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Visar Duriqi ka reaguar pas sulmit ndaj kameramanit të mediumit, Jetmir Muji. Ai ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur sulmi, pasi që ishin se bashku duke marr pamje për realizimin e emisionit InDoks.

Duriqi tregon se si e gjithë ngjarja është parë nga Karabinierët dhe nuk kanë reaguar e as intervenuar.

“Kanë hy e janë mshef si pula të lagura në veturë. Madje Karabinierët nuk janë afruar as qe te pyesin si është gjendja e Jetmirit”, ka shkruar ai.

Ai tregon se gjendja e kameramanit Muji është stabile dhe rasti po hetohet nga Policia.

PAMJE:

Postimi i plotë i Visar Duriqit:

Jam duke marre shume telefonata e mesazhe. Ne pamundësi me iu kthy te gjithave, po e shkruaj këtu qe: Jetmiri është ne gjendje stabile. Rasti është duke u hetuar nga Policia.

Sa per info: krejt rastin e te riut qe ishim duke e incizuar dhe rastin e sulmit ndaj Jetmirit i kane pare Karabineret. Cka kane ba ata: Kane hy e jane mshef si pula te lagura ne veture. Madje Karabineret nuk jane afruar as qe te pyesin si eshte gjendja e Jetmirit.

Per cka harxhojne nafte ata njerez?