23:39 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Karakteristikat e Xhamajkës, shteti që sot e njohu Kosovën

Pas gati 2 vitesh, Republikën e Kosovës më në fund e njohur një shtet. Kjo u bë e ditur nga presidenti, Hashim Thaçi. Ai përmes një postimi në Twitter tregoi se Xhamajka është shteti i radhës që na ka njohur.

Mirëpo, cilat janë karakteristikat e këtij shteti?

Xhamajka është shtet në kontinentin e Amerikës Veriore që ka 2,890,299. Kryeqytet është Kingston që ka mbi 600 mijë banorë, transmeton Indeksonline.

Afro 70% e popullsisë i takojnë fesë së krishterë. Gjuhë zyrtare e kanë Anglishten.

Me 6 gusht 1962 ata kanë shpallur pavarësinë nga Britania e Mahde.

Kryeministër është Andreë Holness dhe Gurvenator i përgjithshëm Patrick Allen. Vendasit, Taino, e quajtën atë Xaymaca në gjuhën Arawakane, që do të thotë “Toka e drurit dhe ujit” ose “Toka e burimeve ujore”.

Xhamajka është vendi i 117-të që e ka njohur Kosovën.

Para tyre, njohja e fundit që kishte pranuar Kosova ishte nga Barbados me 15 shkurt të vitit 2018./Indeksonline/