17:39 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Karateistët kosovar lajmërohen nga Kili: Jemi shëndosh e mirë

Të paktën 11 persona kanë vdekur në Kili, ndërsa dhuna dhe protestat në vend vazhdojnë.

Kombëtarja e Kosovës në Karate po qëndron në shtetin e Amerikës së Jugut pasi do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.

Por karateistet dhe stafi janë shëndosh e mirë.

Ky është njoftimi i FKK-së:

I njoftojmë te gjithë komunitetin e karatesë prindërit, trajnerët se gjithë Përfaqësuesja e Kosovës në Karate është shendosh e mirë në Santiago te Kilit pas protestës nga popullata vendase.

Se bashku me përfaqësuesen e Kosovës në karate gjendet edhe kryetari Ismet Krasniqi i cili është në vazhdimësi ne kontakte me drejtuesit e sigurie se shtetit te Kilit, po ashtu me Institucionet e Sigurisë te Kosovës si dhe drejtuesit e Federatës se karatesë e Kosovës për çdo ndryshim te situatës.

Përfaqësuesja e Kosovës do te marr pjesë me 14 garues në Kampionati botëror për kadetë, juniorë dhe U21 qe do te mbahet nga 23-27 tetor ne Santiago te Kilit.

I dëshirojmë suksese Përfaqësues se Kosovës.

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së