75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 28 Mars 2023 / S Z

Kardiologjia Invazive shënon rekord të intervenimeve

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, ka shënuar numër rekord të intervenimeve, përfshirë procedura të koronarografisë dhe stentimeve.

Sipas raportit të punës së klinikës, nga data 1 janar deri me 15 mars 2023, në sallat e kateterizimit janë realizuar, 730 procedura diagnostike të koronarografisë dhe 450 procedura intervente të stentimit, që rezulton të jetë numri më i madh për një periudhë kohore të tillë, të realizuar deri tani.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se në Klinikën e Kardiologjisë,  brenda dite kryhen mesatarisht 10 koronarografi dhe 6 stentime./Indeksonline/