20:39 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / Gj. Sh

Karim Benzema merr vendim rreth ofertës së Al-Ittihad

Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, ka pranuar ofertën e klubit arab Al-Ittihad.

Burime të gazetës spanjoll ‘’AS’’, bëjnë me dije se sulmuesi francez ka arritur marrëveshje me klubin arab dhe do të largohet nga Real Madridi, shkruan IndeksOnline.

35-vjeçari pritet të fitojë më shumë se 100 milionë euro në vit, dhe pritet të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare.

Benzema para pak minutave është parë duke u larguar nga zyrat e klubit mbretëror së bashku me përfaqësuesin e tij.

Sipas gazetës, francezi është pranë transferimit te Al Ittihad, që së fundi është shpallur edhe kampion i Arabisë Saudit.

Prej muajsh, qeveria e Arabisë Saudite ka punuar për nënshkrimin e Benzemas dhe më në fund duket se e kanë bindur futbollistin e Real Madridit.

Fituesi i topit të Artë thuhet se ka zhvilluar biseda edhe me Cristiano Ronaldon, për ta pyetur për ligën saudite dhe jetën atje./IndeksOnline/