10:10 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Karim Benzema vazhdon kontratën me Real Madridin deri më 2022

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, do të vazhdojë kontratën e tij me Real Madridin deri më 2022.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta spanjolle e sportit “Marca”, sipas së cilës Benzema do të fitojë 11 milionë euro në vit.

Ndryshe, Benzema është në formën më të mirë të karrierës në dy sezonet e fundit që kur Ronaldo u largua nga Reali.

Sezonin e kaluar ai shënoi 30 gola në të gjitha garat dhe gjashtë tashti.

Benzema erdhi te Reali më 2009 dhe shënoi 154 gola. /Indeksonline/