14:36 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Karius ankohet në FIFA, për t’i nxjerrur borxhet

Portieri i Liverpoolit, i huazuar te Beshkitashi, Loris Karius ka bërë një ankesë në FIFA. Portieri gjerman është ankuar për pagat e papaguara nga skuadra turke dhe lejimin e ndërprerjes së kontratës që tani.

Anëtari i bordit të Besiktas, Erdal Torunogullari ka konfirmuar se Loris Karius ka bërë ankesën në FIFA dhe se dëshiron të ndajë rrugët me gjigantin turk.

Karius pretendon se Beshiktash i ka disa paga borxh, ndërsa skuadra turke nuk po pranon që ta paguaj atë sepse thotë se nuk mund të bëj pagesë për dikë që s’ka luajtur kohëve të fundit.

Karius pritet që shpejt te Liverpoolit, por se do ta ketë të vështirë qëndrimin te skuadra e Klopp dhe me shumë gjasa do t’i duhet të gjej një destinacion të ri./Indeksonline/